Fatmir Limani:
“Urime nënave dhe familjeve…Të cilave Viti i Ri u filloi më së mbari, me një anëtar të ri në familje.
Siç është tradita, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i dhuron foshnjës së parë në vitin e ri një monedhë ari, duke i uruar shëndet, lumturi dhe mirëqenie. Këtë vit në orën 00:01 lindën dy foshnja, një foshnjë mashkull në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës-GAK dhe një foshnjë femër në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Nënë Tereza-Çair, le t’u sjellin monedhat e arta fëmijëri të shëndetshme dhe të lumtur!
✨️Na mbetet të punojmë të angazhuar për realizimin e detyrës së rëndësishme të krijimit të politikave dhe masave për të mbështetur familjet në çdo aspect, gjithashtu të mbështesim fëmijët dhe të rinjtë për rritjen dhe zhvillimin e duhur të tyre, si dhe për të përmbushur vizionet dhe potencialet e tyre për një të ardhme më të mirë për të gjithë” ka shkruar Limani