Ministri aktual për Politikë Sociale, Fatmir Limani, duket se është ribashkuar me Ali Ahmetin.
Ata janë parë bashkë në një ndejë pas iftarit të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Tiranë.
Limani ishte pjesë e BDI-së për shumë vite, ndërsa është edhe në lidhje familjare me Ali Ahmetin, përkatësisht nip i tij.
Ai u largua nga BDI-ja me akuza të rënda për familjen e Ali Ahmetit dhe iu bashkua Lëvizjes Besa.
Por, pas vendimit të Besës për shkarkimin e strukturave me qëllim bashkimin e VLEN-it, Limani u vetëpërjashtua dhe filloi t’i kritikojë Besën dhe VLEN-in. Zyrtarët e VLEN-it paralajmëruan shkarkimin e tij nga posti i ministrit në rikonstruimin e ardhshëm të Qeverisë.










