Ministri Fatmir Limani është zgjedhur kandidat i VLEN për Kërçovën. Me një retorikë të qartë kundër pazareve politike dhe kompromiseve të së kaluarës, Limani synon ta kthejë Kërçovën në simbol të qeverisjes transparente.
Përmdryshe sot, koalicioni qeverisës VLEN ka publikuar një pjesë të emrave që do të garojnë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të ardhshme në Maqedoninë e Veriut.
Sipas vendimit të kryesisë, kandidatët e konfirmuar deri tani janë:
Tetovë – Bilall Kasami
Çair – Izet Mexhiti
Strugë – mbështetje për kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës
Kërçovë – Fatmir Limani
Dibër – Fisnik Vela
Shkup – Bashkim Bakiu
Saraj – Muhamed Elmazi
Likovë – Nexhmedin Sadiku
Haraçinë – Daut Beqiri
Zhelinë – Blerim Sejdiu
Tearcë – Daut Memishi
Bogovinë – Feti Abazi
Bërvenicë – Haqim Ramadani
Dollnen – Blerim Islami
Ndërkohë, për komunat Gostivar, Vrapçisht, Studeniçan dhe Çashkë, koalicioni ende nuk ka marrë vendim përfundimtar lidhur me kandidaturat.










