Maqedoni

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

February 24, 2025, 01:02

Është blerë në vitin 2018 por asnjëherë nuk u lëshua në përdorim. Kjo është pajisja e cila tanimë 7 vjet qëndron në laboratorin e Metrologjisë, e cila vërteton nëse orëmatësit e rrymës elektrike bëjnë llogaritje të saktë apo jo. Drejtori i Byrosë për Metrologji, për Alsat njofton se kjo pajisje është funksionale, ndërsa nuk ka informacione për atë pse nuk është vënë në funksion.

“Ky aparat e ka pasur qëllimin, në kohën kur është marrë e fatkeqësisht që nuk është lëshuar në përdorim, për vërtetimin e saktësisë së orëmatësve. Nëse ndonjë qytetar ka problem ose dyshon se orëmatësi nuk është në rregull, tani e tutje pas vënies në funksion do të mundet me kërkesë të qytetarit të mund ta vërtetojmë ne si byro, a është i saktë apo jo, të dhënat a janë të sakta apo jo”, deklaroi Sedat Rushani – Drejtor i Byrosë për Metrologji.

Megjithatë, kërkesa për vërtetimin e saktësisë së orëmatësve nuk është falas.

“Nëse të dhënat pas matjes rezultojnë se nuk është në rregull, atëherë paguan EVN-ja. Nëse del se është i rregullt dhe matjet janë të rregullta, atëherë paguan qytetari”, tha Sedat Rushani – Drejtor i Byrosë për Metrologji.

Informacionin për mos vënien në funksion të kësaj pajisjeje, fillimisht e kumtoi ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska ndërsa zv.kryeministri Izet Mexhiti, paralajmëroi se do të formohet një trup i pavarur shtetëror për t’i shqyrtuar ankesat nga qytetarët. Siç njoftoi drejtori Rushani, kjo pajisje do të vendoset në funksion muajin e ardhshëm. Pajisja është gjithashtu lëndë e një procesi gjyqësor. Kompania që i’a ka shitur atëkohë Ministrisë së Ekonomisë, kishte paditur ministrinë për atë se pse nuk e shfrytëzon. Hetime ka edhe nga Policia Financiare.

Deri tani, qytetarët ankesat e tyre kanë mundur t’i drejtojnë vetëm deri te furnizuesi, gjegjësisht EVN-ja. Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me fatura paushalle e të pasakta, veçanërisht në periudha dimri. Një faturë e energjisë elektrike, për disa amvisëri arrinte madje mbi 400 euro. Pasi të vihet në funksion, qytetarët do të mund të ankohen deri te Byroja për Metrologji, ndërsa ekip i EVN-së, ka për detyrë që të marrë orëmatësin, dhe ta dërgojë për testim në Byronë për Metrologji. Testimi nuk merr më tepër se një orë. Derisa të bëhet testimi, EVN do ta ketë për obligim që qytetarit t’ia vendosë një tjetër orëmatës. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh