Trendy

Favoritët e komunave dihen — koalicioni ende pazare!

Para 8 muaj

Edhe pse afati për mbylljen e listës së kandidatëve për kryetarë komunash përfundon brenda këtij muaji, më shumë se gjysma e komunave në vend tashmë kanë të paktën një emër të sigurt në garë.

Ndërkohë, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon të mbajë të fshehta pazaret politike me partnerët e koalicionit qeveritar — VLEN dhe ZNAM — duke lënë të hapur skenarin e marrëveshjeve në minutën e fundit.

“Negociatat janë në vijim dhe po zhvillohen në një drejtim shumë pozitiv,” deklaroi Mickoski, duke lënë të nënkuptohet se ndarja e komunave mes partnerëve mbetet ende çështje pazari.

Fushata për komunat duket se ka nisur më herët se zyrtarisht, ndërsa prapaskenat politike premtojnë tensione dhe marrëveshje të fshehta deri në momentin e fundit.

Trending