Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria në emisionin “Debat në Shenja” vlerëson se në ditët në vazhdim do të shkarkohen ministri Ivan Stoilkoviq, ministri Igor Fillkov, edhe Vesna Janevska.
Sa i përket asaj se kush do të shkarkohet apo emërohet ministër nga VLEN, Fazliu tha se kjo është çështje e brendshme e VLEN-it.
“Vendimet për shkarkim për emërim të ministrave në VLEN sigurisht që merren në konsultim me gjithë partnerët por, kjo ndarje është një ndarje në VLEN, vendos partia të cilës i takon ministria”,tha Fazliu.
Fazliu tha se retorika ditore është diçka tjetër ndërsa funksionimi dhe vendimi në praktikë është tjetër gjë.
“Jo që s’ka probleme, nuk dua të them se gjithçka është perfekte, ka probleme të mëdha, nuk e mohojmë, por VLEN-i qëndron, sigurisht që duhet performanca të përmirësohet, atë e them edhe unë vet, por në krahasim me të tjerët dallon shumë puna e VLEN-it”, deklaroi Fazliu.










