Trendy

Fazliu: Ja si veproi BDI në 2013, prandaj të gjithë kan të drejt të reagojn veç jo edhe BDI

Para 26 minuta

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për ndërtimin e Korridorit VIII, duke rikujtuar se që në vitin 2013 ai dhe disa deputetë të tjerë kishin kundërshtuar projektet infrastrukturore të asaj kohe, pasi sipas Fazliut ato ishin të orientuara në mënyrë të njëanshme dhe anashkalonin zonat shqiptare, përcjell tetova1

Reagimi i plotë:

“Ishte fundi i tetorit 2013. E mbaj mend shumë mirë atë kohë, sepse në seancë plenare u sollën dy ligje kyçe. Kërkohej të votoheshin garancitë për kreditë kineze për autostradat Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Shuma ishte mbi 500 milionë dollarë.

Problemi nuk ishte shuma. Ishte drejtimi.

Bashkë me kolegët e mi deputetë të asaj kohe Orhanin, Gazmendin dhe Bekim Qokun, etj, kundërshtuam fuqishëm. Sepse projekti NUK ISHTE NEUTRAL. Nuk sillte ZHVILLIM PËR TË GJITHË. Ishte projekt i dizajnuar PËR TË ANASHKALUAR SHQIPTARËT.

Autostrada “niste” nga Izvori drejt Ohrit.

Jo nga Tetova.

Jo nga Gostivari.

JO DREJT QAFË THANËS.

Ideja e projektit ishte kristal e qartë. Të lidhen dhe të forcohen ekonomikisht vendbanimet maqedone, ndërsa shqiptarët të mbeten jashtë boshtit zhvillimor.

Ne kërkuam ndryshe. Me amendamente konkrete që mjetet për autostradën Shtip-Milladinovc të orientoheshin nga Tetova dhe Gostivari për në Kërçovë dhe ky aks të vazhdonte drejt Qafë Thanës, me degëzim për në Dibër dhe Ohër. Pra, një projekt që i lidh shqiptarët, jo që i anashkalon. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në Kuvend.

BDI atëherë ISHTE KUNDËR, si gjithmonë kur ka qenë në pushtet.

Autostrada për Shtip u ndërtua shpejt. Por asgjë nuk u realizua në zonat shqiptare. Dhe tani që ra nga qeveria 20-vjeçare, BDI u kujtua të ulërasë se shqiptarët po anashkalohen dhe, pa pikë turpi, reagon pikërisht për këto projekte.

Të jemi të qartë. Edhe sot ka struktura brenda qeverisë që përpiqen të pengojnë rrugët që lidhin shqiptarët. Por këtë herë e kanë pothuajse të pamundur.

Korridori 8 nuk është dëshirë politike. Është interes strategjik i NATO-s dhe i Amerikës e BE-së.

DO TË BËHET, me qejf ose me zorr. Përfshirë edhe lidhjen me Qafë Thanën.

Të gjithë kanë të drejtë të reagojnë. Dhe mirë që reagojnë!

Veç jo edhe BDI.”, përfundon Fazliu./tetova1.mk

Trending