Trendy

Fazliu nuk pajtohet me kryeministrin: Për funksionarët e VLEN-it vendos vet VLEN-i!

Para 2 orë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se ai është mandatari dhe cakton se kush do të jetë ministër, u shpreh se nuk pajtohet në këtë pikë me kryeministrin, duke shtuar se qeverisja duhet të nënkuptohet vetëm si partneritet i barabartë mes atyre që e përbëjnë koalicionin qeverisës.

“Kur të vije në radhë të kërkon edhe ministra, do të shkarkohen. S’ka qare, kështu funksionon. Po është çështje e secilës parti cilët funksionarë i merr në përgjegjësi. Ajo që është me rëndësi në këtë situatë dhe VLEN-i që e përcjell si porosi tek qytetarët se llogaridhënia dhe përgjegjësia janë të domosdoshme në politikë. Krijon një standard të ri në politik”, tha Fazliu.

Trending