Trendy

Fazliu: Sa shumë kanë lujt me miletin, o taj. 24 vite…dhe akoma vazhdojnë

Para 2 javë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka ironizuar me BDI-në me rastin e 24-vjetorit të themelimit të saj, përmes një postimi në facebook ku vë në pikëpyetje arritjet dhe narrativat politike të BDI-së gjatë viteve të fundit, përcjell tetova1

Në postimin e tij, Fazliu thotë se për vite me radhë qytetarëve u janë servirur “projekte”, “përralla” dhe premtime politike, ndërsa realiteti, sipas tij, ka qenë krejtësisht ndryshe.

“Normal që populli i thjeshtë s’rri me ata që ndërrojnë çipin sa herë u shkëlqejnë milionat para syve”, shkruan ai, duke bërë krahasime mes elitës politike dhe gjendjes së qytetarëve të zakonshëm.

Sa kollaj e kishin, or taj!

● Një tortë dhe thonin: “Ja, e realizuam një projekt!🤣”
● Një përrallë dhe thonin: “Ky i joni e ka prish Jugosllavinë!😊”
● Një “Kryeministër” për të lujt nja 100 ditë dhe thonin: “Sun rrini me ne!😏”

Normal që populli i thjeshtë s’rri me ata që ndërrojnë çipin sa herë u shkëlqejnë milionat para syve.

Sepse:
JU me Soravia, NE gurbetgjinj. JU milionerë, populli pa të ardhme. JU trëndafilka, populli nëpër burgje. JU me 7 ministra të drejtësisë, NE pa ligj për provimin e jurisprudencës.

Shumë mandate për të njëjtën përrallë të Çak Norisit.

Sa shumë kanë lujt me miletin, o taj.
24 vite… dhe akoma vazhdojnë”, ka përfunduar Fazliu./tetova1.mk

Trending