Kosove

Federata e Serbisë thotë se ka hequr flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s

April 3, 2025, 11:04

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar të enjten duke thënë se ka hequr simbolet e Kosovës në Kongresin e 49-të të UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Gjatë ditës së djeshme, janë publikuar foto e video nga Qendra e Kongresit “Sava” ku po mbahet ngjarja e UEFA-s, ku shihej kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi duke prekur flamurin e Kosovës. Videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Në reagim të enjten, Federata e Serbisë e ka akuzuar Ademin se u përpoq ta shfrytëzonte ngjarjen për interesa jofutbollistike. Tutje, ata bën të ditur se kanë hequr të gjitha simbolet që përfaqësojnë Kosovën.

“Në Beograd sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë. Organizator i Kongresit është UEFA, ndërsa Federata e Futbollit të Serbisë është mikpritëse e figurave më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe në botë. Një hije u hodh mbi organizimin e jashtëzakonshëm, të cilën një pjesëmarrës i Kongresit u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jofutbollistike. Ne reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë, informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd, nuk ka asnjë simbol dhe as flamur që përfaqëson të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Federata e Serbisë u kërkoi falje qytetarëve “të cilët u lënduan nga lëshimi i organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë”.

“I kërkojmë falje secilit prej qytetarëve tanë dhe çdo pjesëtari të kombit tonë, veçanërisht popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, të cilët u shqetësuan dhe u lënduan nga lëshimi i organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë me përgjigjen tonë”, vijon reagimi i tyre.

Paradoksi në fakt është se në fjalimin hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, foli se si futbolli evropian po i bashkon popujt dhe po thyen kufijtë e vërtetë, duke përmendur Evropianin U21 që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

KOHA ka kontaktuar me UEFA-n për të marrë qëndrimin për këtë çështje. Gjithashtu, pyetje janë dërguar edhe në adresën e FFK-së.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në