Dhurimi i organeve shpesh sjell hamendje tek njerëzit nëse duhet bërë apo jo dhe nëse fetarisht kjo është e lejuar.
Predikuesit fetar, si ata të islamit po ashtu edhe të krishterimit, thonë se dhurimi i organeve, qoftë nga një pacientë i gjallë ose nga një i vdekur, nuk është i ndaluar! Madje në islam kjo shihet edhe si bamirësi!
“Në islam në kjo shihet si një sadaka, ku qytetarët mund të ndihmohen mes tyre ku Allahu në Kuran shkruan se kush shpëton një jetë sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzit. Kjo tregon se ne duhet t’i ndihmojmë gjithësecilit që ka vështirësi në jetë”, u shpreh Hoxha.
Një mesazh të tillë dhanë edhe priftërinjtë të cilët thonë se dhurimi organeve tregon dashuri, respekt dhe mirësi dhe Bibla assesi nuk e ndalon një veprim të tillë.
“Kisha bën thirrje dhe ngre vetëdijen e besimtarëve që të dënojnë organe. Në aspektin e krishterimit dhe dëshirës së Zotit se nuk ka dashuri më të madhe kur ti jep jetën për tjetrin të afërmin. Dhurimi i organeve është pasqyrim për dashuri”, tha Prifti.
“Dhurimi i organeve duhet ta përkrahim dhe në këtë mënyrë ndihmojë të shpëtohet një jetë tjetër”, u shpreh një Prift tjetër.
Si në Kuran po ashtu edhe në Bibël përmendet qartë që kjo duhet bërë me vetëdeshirë për të shpëtuar jetën e dikujt, por duke mos rrezikuar jetën tënde. Këtë akt feja e ndalon vetëm kur bëhet për përfitime materiale ose biznes.










