Trendy

Fejzulla Arifi: PPD, PDSH, BDI – rrugët e humbura dhe sfida e VLEN-it

Para 5 muaj

Publicisti dhe analisti politik Fejzulla Arifi ka dhënë një pasqyrë të thelluar mbi historikun dhe zhvillimet e forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në një postim të fundit në Facebook, Arifi thekson rëndësinë e reflektimit mbi rrugët e kaluara dhe sfidat e ardhshme.

Sipas tij:

“PPD-ja lindi si reagim ndaj padrejtësive të komunizmit dhe u përkrah masovikisht nga shqiptarët.”

Ai vazhdon me PDSH-në:

“PDSH-ja ishte revoltë ndaj dështimeve të PPD-së dhe shumica e shqiptarëve e mbështetën atë.”

Duke analizuar BDI-në, Arifi thekson:

“BDI-ja u shfaq si rezultat i luftës çlirimtare, dhe lufta çlirimtare ishte fryt i humbjes së shpresave nga përpjekjet 10-vjeçare në Maqedoninë unitare, që pas pavarësisë i margjinalizoi shqiptarët.”

Ndërsa për VLEN-in, ai shprehet:

“VLEN-i erdhi si pasojë e degradimit të politikanëve shqiptar dhe humbjes së vlerave të luftës.”

Në përfundim, Arifi paralajmëron për të ardhmen e VLEN-it:

“Nëse VLEN-i nuk mëson nga paraardhësit, nuk unifikohet dhe nuk reformohet, nuk mund t’i mbijetojë kohës. Gjithmonë do të dalin forca të reja politike që i marrin përgjegjësitë e proceseve në Maqedoninë e Veriut.”

Ky status i Fejzulla Arifit ofron një analizë kritike dhe historike të forcave politike shqiptare, duke nxjerrë në pah sfidat dhe nevojën për reforma brenda partive për të garantuar mbijetesën politike në vend.

Trending