Showbiz

Fero kërkon ndihmë: Po më bëhet një padrejtësi e madhe, jam në depresion të rëndë

September 17, 2024, 08:09

Ish-artisti nga Gjilani, Feronit Shabani, pas ndryshimeve drastike në jetën e tij si duket tani është në një hall të madh.
Ai është shprehur se momentalisht është duke u përballur me një padrejtësi të madhe që po i bëhet, shkruan lajmi.net.

Padrejtësi kjo sipas tij nga Gjykata e Gjilanit, andaj u ka bërë thirrje mediave dhe njerëzve që ta mbështetin.

Nga postimi i Feros shihet se gjendja e tij emocionale nuk duket të jetë edhe aq e mirë. E kjo është konfirmuar edhe nga vet ish-artisti.

“I thërras mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh. Është duke mu bërë një padrejtësi e madhe prej organeve të ligjit zbatues, më saktësishtë Gjykata e Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë”, ka shkruar Fero.

Se për çfarë saktësisht bëhet fjalë Feroniti nuk ka dhënë detaje më shumë, andaj mbetet për ta kuptuar.

Ajo çka dihet është se kohët e fundit ish-reperi Fero ka qenë në qendër të vëmendjes, për deklaratat dhe vendimet që ka marrë në jetën e tij.

Pasi doli nga burgu, ai vendosi të hiqte dorë nga muzika dhe të ktheheshe në një besimtar të devotshëm të fesë islame. Ai kishte fshirë fotot nga rrjetet sociale dhe i ka kërkuar fansave që mos e dëgjojnë më muzikën e prodhuar prej tij. Gjithashtu Fero ishte shprehur i penduar për çdo gjë që ka bërë në të kaluarën dhe i ka kërkuar falje të gjithë personave që mund të ketë lënduar./Lajmi.net/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit

Më shumë nga kategoria

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_1797
Bie kulmi i diskotekës, humbin jetën 98 persona (VIDEO)
Nafta_benzina
Sërish lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni
IMG_1791
Prokuroria: Muhsin Arifi premtoi ndihmë për shtrimin e një pacienti në spital për 100.000 euro!
IMG_1787
Bastisje në një kompani të njohur në Kumanovë, ndalohet kusherira e ish-ministrit Oliver Spasovski, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë
IMG_1785
Vijon gjyqi ndaj Ramiz Merkos, aktgjykimi për makinat pritet në qershor
IMG_1778
Loranca Hoxha e cila fitoi zemrat e shqiptarëve, u kthye nga Brukseli për t'i hyrë garës për deputete