Trendy

“Festa”/ 10 mijë qytetarë jashtë vendit, shumica në Greqi

Para 6 muaj

Brenda 12 orëve, pothuajse 10,000 qytetarë të Maqedonisë vendosën të kalojnë festën shtetërore “Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase” jashtë vendit. Ministria e Brendshme thotë se në vendkalimin kufitar në Tabanoc kanë dalë 3071 shtetas të Maqedonisë dhe 3963 shtetas të huaj.

“Në vendkalimin kufitar Tabanovcë dje nga ora 12 e mesditës deri në orën 12 sot kanë hyrë në vend 1.352 shtetas të Maqedonisë, ndërsa 3071 shtetas të Maqedonisë janë larguar nga vendi. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 3541 kanë hyrë në vendin tonë dhe 3963 janë larguar nga vendi ynë”, deklaroi Goce Andreevski – zëdhënës i MPB-së.

Përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë, 6888 shtetas tanë dhe 1786 të huaj e kanë lëshuar vendin.

“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë në të njëjtën periudhë kohore nga dje ora 12:00, e deri sot në orën 12:00 – 1151 shtetas të Maqedonisë kanë hyrë në vend dhe 6888 shtetas të Maqedonisë janë larguar. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 3541 kanë hyrë në vendin tonë dhe 3963 janë larguar nga vendi ynë”, tha Goce Andreevski – zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Është praktikë e pothuajse çdo fundjave të zgjatur, që një pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë ta kalojnë atë jashtë vendit. /Alsat.mk

Trending