Dje 13 korrikut 2025, rreth orës 20:30, efektivët e SPB Tetovë ndërhynë në një ekspozitë të improvizuar të makinave të modifikuara, e cila po mbahej në parkingun privat të një qendre tregtare në Tetovë. Ajo që nisi si një mbledhje adhuruesish të makinave, u shndërrua në spektakël me fishekzjarre të paautorizuara, të cilat nuk ishin të raportuara në njoftimet paraprake.
Policia e dokumentoi ngjarjen dhe mori masa ndaj organizatorit — B.A. (29) nga Shkupi — ndaj të cilit u përpilua procesverbal për shkelje të nenit 31 të Ligjit për Kundërvajtje kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
SPB Tetovë bëri të ditur se veprimet e tilla do të trajtohen me rigorozitet dhe apelon për respektimin e rendit publik.










