Trendy

Fetai: Adash, ke mbetur vetëm. Tërhiqu sa nuk je turpëruar pakthyeshëm

Para 9 muaj

Arben Fetai ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Arben Taravari, duke e akuzuar për vetmi politike dhe përqafim të kulturës përçarëse të trashëguar nga BDI. Në një reagim publik në rrjete sociale, Fetai ironizon pozicionin aktual të Taravarit, duke theksuar se ai nuk është më as i pari, as i dyti, as i treti – madje, sipas tij, “ka mbetur vetëm”.

“Edhe në BDI ke sjellë kaos. S’dinë ç’të bëjnë me ty. Një ditë të duan, të nesërmen s’të duan, të pasnesërmen të përdorin për kumtesa që s’guxojnë t’i shkruajnë vetë,” shkruan Fetai, duke aluduar në marrëdhënien e paqartë dhe të paqëndrueshme të Taravarit me këtë subjekt politik.

Sipas Fetait, për më shumë se dy dekada BDI ka ndërtuar një kulturë politike të përçarjes, shpifjeve dhe pazarllëqeve, të cilën Taravari jo vetëm nuk e ka refuzuar, por e ka përqafuar me gjithë zemër. Ai e akuzon atë për humbje të idealit dhe për tradhti ndaj aktivistëve të sinqertë që i besuan dikur.

“Sfida e vërtetë është të mos e tradhtosh aktivistin e sinqertë të 107 mijë votave, të ruash konsistencën dhe fytyrën. Tërhiqu sa nuk je turpëruar pakthyeshëm!” – përfundon Arben Fetai në statusin e tij.

Reagimi i tij vjen në një moment tensioni të brendshëm në spektrin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në koalicionin VLEN dhe lëvizjeve të diskutueshme të udhëheqësve të saj.

Trending