Fetai: Demokracia nuk mbrohet vetë – kërkon vullnet politik, financim dhe integritet

Lexohet për: 1 minuta
Para 2 javë

Zv.kryeministri Arben Fetai, sot mori pjesë në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”

“Pata kënaqësinë të flas në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, organizuar nga rrjeti SELDI dhe mikpritur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

Në panel me Ambasadoren e Zvicrës Véronique Hulmann, Zv. Shefen e Misionit të SHBA-ve Nicole Varnes dhe përfaqësuesin e Holandës Bart de Bruijn, theksova se korrupsioni na shkatërron nga brenda, ndërsa ndikimet malinje kërkojnë të na kapin nga jashtë.

Në këtë betejë nuk kemi luksin të dorëzohemi.

Po, mungesa e mbështetjes së jashtme ndjehet. Por kemi diçka më të fuqishme: vullnetin politik për të vepruar.

Si Qeveri e re, kemi nisur një drejtim të ri:

• Mbështesim shoqërinë civile si partner kyç të demokracisë;
• Forcojmë ligjin dhe institucionet kundër korrupsionit;
• Digjitalizojmë administratën për të mbyllur hapësirat për abuzim;
• Kërkojmë reformë të thellë në drejtësi, që askush të mos jetë mbi ligjin.

Pa drejtësi nuk ka demokraci. Pa drejtësi nuk ka Europë.

Kjo është rruga jonë. Dhe nuk do të ndalemi”, ka shkruar Fetai.