Trendy

Fetai godet Taravarin: I vetmuar dhe i transformuar – më kërkoi të pasivizohem dhe të kthehem pas zgjedhjeve

Para 10 muaj

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke hedhur poshtë çdo ide për rikthim të komunikimit apo bashkëpunimit me të. Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Fetai deklaroi se Taravari është tashmë një figurë e vetmuar dhe e transformuar politikisht.

“Nuk ia vlen të komentohet deklarata e Taravarit ai ka mbet i vetmum dhe i transformuar. Nuk kemi më asnjë komunikim, për herë të fundit kemi folur dy ditë para se të ndërmarrë hapat që i keni parë” u shpreh Fetai.

Ai zbuloi gjithashtu një prapaskenë të rëndësishme, ku sipas tij, Taravari i kishte kërkuar që të largohej nga skena politike dhe të kthehej në Belgjikë, për t’u rikthyer vetëm pas zgjedhjeve lokale si kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

“Taravari më ka kërkuar që të kthehem në Belgjikë e të pasivizohem dhe ma ka zgjat dorën kthehu në tetor pas zgjedhjeve lokale ti je kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e kam refuzuar këtë ofertë pasi nuk më duhet ajo parti që shkon në BDI dhe bëhet patericë e Ali Ahmetit,” përfundoi zëvendëskryeministri.

Trending