Trendy

FFM pranon gabimin: Shkëndijës i u anullua një gol i rregullt ndaj Sileksit nga VAR-i

Para 1 orë

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka pranuar se i është anulluar pa të drejtë një gol skuadrës së Shkëndijës në ndeshjen si mysafire kundër Sileksit në Kratovë.

​Shkëndija e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0, kështu që vendimi i gabuar i VAR-it nuk i dëmtoi ata për sa i përket pikëve.

​Deklaratën e FFM-së po ua sjellim të plotë:

​„U anullua një gol i rregullt i FK Shkëndija Tetovë gjatë rezultatit 0:0 në minutën e 37-të të ndeshjes. Domethënë, sulmuesi i ekipit mysafir është në pozitë të lejuar (onside) në momentin e pasimit të topit nga bashkëlojtari i tij. Ndihmësi i parë i gjyqtarit, në përputhje me protokollin e VAR-it, me të drejtë lejon të përfundojë aksioni që rezulton me gol, por më pas sinjalizon gabimisht pozitë jashtë loje. Gjyqtarët e VAR-it hyjnë në kontroll sipas protokollit dhe për shkak se është një situatë e ngushtë pozite jashtë loje, fillojnë procedurën e vizatimit të linjave të offside-it. Procedurën e vizatimit të linjave e përfundon gabimisht, duke mos vërejtur se pjesa e fundit e trupit të sulmuesit nuk është më përpara se lojtari i parafundit mbrojtës i ekipit vendas. Për fat të keq, sipas Rregullave të lojës së futbollit dhe protokollit të VAR-it, është e pakuptueshme se si një gjyqtar me përvojë ndërkombëtare mund të gabojë në një situatë kaq me sy të lirë, por gabimet e gjyqtarëve kanë qenë, janë dhe do të mbeten pjesë përbërëse e lojës së futbollit.

​Për një vlerësim kaq kyç të gabuar, duke mos e përfunduar si duhet procesin e vizatimit të linjave të offside-it sipas protokollit të VAR-it, gjyqtarët e VAR-it do të sanksionohen sipas Rregullores për gjyqtarët dhe gjykimin pas përfundimit të analizës së plotë të xhiros aktuale nga ana e Këshillit të Gjyqtarëve“, thuhet në deklaratën e FFM-së.

Trending