Trendy

Filipçe: Mickoski është rojtar i karriges për kthimin e shefit të vërtetë në VMRO – Gruevskit

Para 1 orë

Mickoski është mbajtësi i karriges së VMRO-së, po i hapet rruga shefit të vërtetë të VMRO-së – Gruevskit, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për “Fokus”, përcjellë tetova1.

Filipçe theksoi se mënyra se si VMRO-ja e menaxhon partinë dhe opinionin ka për qëllim vetëm mbrojtjen e pozicioneve personale dhe partiake, dhe jo zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.

“A mund t’u besohet njerëzve që thonë se e vërteta është e prerë dhe e ngulitur?! Qëllimi ndoshta është i qartë për të gjithë. Në vend të “Idrizovës”, nga aeroporti drejt në “Pallatin e Bardhë”. Prandaj Mickoski, mbajtësi i karriges së VMRO-së, i largoi të gjithë nënkryetarët e partisë. Po i hapet rruga shefit të vërtetë të VMRO-së”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së shtoi se e gjithë strategjia e VMRO-së, përmes manipulimeve dhe propagandës së intensifikuar mediatike, ka për qëllim kthimin e Gruevskit./Tetova1/

Trending