Trendy

Filipçe për deklaratat e Ahmetit: Nëse mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Para 4 javë

Mendoj se kërkesat e Ali Ahmetit janë vetëm për pikëzim të tij personal politik. Ne kemi bashkëjetesë shumë të mirë me të gjithë bashkëqytetarët tanë nga të gjitha kombësitë brenda partisë sonë, në udhëheqjen e partisë.

Ka njerëz edhe nga komunitetet e tjera etnike dhe karakteri ynë multietnik e multikulturor nuk do të ndryshojë, as nuk do të kultivohet në mënyrën që propozon zoti Ahmeti, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur një pyetjeje.

Mendoj se ai këtë e thotë vetëm për ndonjë përfitim të tij politik në këtë konstelacion marrëdhëniesh. Shoh se ka thënë se e ka shpërbërë Jugosllavinë; nëse mendon se kështu do ta shpërbëjë edhe Maqedoninë, mund t’i porosis se nuk do të fitojë në këtë mënyrë.

Sa u përket komenteve të VMRO-DPMNE-së, le të shikojnë oborrin e tyre dhe se me çfarë kuadrosh disponojnë. Ja, për fat të keq, shohim se kuadrot që aktualisht e menaxhojnë shtetin i kanë sjellë qytetarët në buzë të varfërisë. Prandaj kjo duhet të jetë puna e tyre, e jo të merren me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë.

Ne kemi standard shumë të lartë për përzgjedhjen e kuadrove në të gjitha pozitat dhe praktikisht po përgatitemi që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, pushtetin ta kthejmë në duart e qytetarëve, tha Filipçe.

Trending