Sport

“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal

Autori

Autori

Portali Tetova

July 10, 2024, 08:07

Në 2007, kur Lionel Messi ishte ende shumë i ri, ka pozuar disa foto me një fëmijë në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou, për një sesion fotografik për bamirësi.

Atëherë ai ishte 20 vjeç, gati për të vendosur emrin me shkronja të arta në historinë e futbollit europian. Por kujt ia merrte mendja se 17 vite më vonë edhe foshnja në ato foto do të bënte futbollin ndërkombëtar të flasë për të ende pa mbushur 17 vjeç.

Messi po lante Lamine Yamal, 16 vjeçarin i cili është kryefjala e këtij Kampionati Europian. Goli kundër Francës në gjysmëfinale të martën është një për të cilin shumë tifozë do të flasin për dekada.

Vetëm 16 vjeç e 362 ditë, sulmuesi u bë lojtari më i ri që shënon në historinë e turneut. Fotoja e harruar e Messi-t me Yamal u rishfaq nga babai i adoleshentit që e postoi në rrjetet sociale javën e kaluar duke shkruar: Fillimi i dy legjendave.

Fotot janë shkrepur nga Joan Monfort i cili punon si fotograf për Associated Press. Ato ishin kryer pasi Unicef kishte kryer një lotari në Mataro, aty ku jetonte familja e Lamine. Fotografi ka përshkruar gjithçka se çfarë ndodhi atë ditë.

“Messi është introvert, është i turpshëm. Ai doli nga dhoma e zhveshjes dhe befas e gjeti veten në një dhomë tjetër zhveshjesh me një legen të mbushur me ujë dhe një fëmijë në të. Ishte pak e ndërlikuar. Ai nuk e dinte as si ta mbante në fillim”, tha fotografi.

Njësoj si Messi edhe Yamal nisi të luante për Barcelonën duke u bërë titullari dhe golashënuesi më i ri në ligën spanjolle. Monfort tha se kur fotoja u bë virale javën e kaluar, kuptoi se fëmija ishte Yamal.

“Është shumë e bukur që të lidhesh me diçka që ka krijuar kaq sensacion. Të them të vërtetën është një ndjenjë e këndshme”, tha ai./tvklan.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës

Më shumë nga kategoria

IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3160
Mbërriti e para, Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës: E nisa me frikë, këtë herë…
IMG_3790
Ndjehen lëkundje tërmeti në Shqipëri
IMG_3784
Dhjetë raste të reja me kollë të keqe në Maqedoni, tre persona të shtruar në spital
IMG_3781
Nesër hapet “Happy Corner” këndi më i ri i lojërave për fëmijë në Përshefcë
IMG_3772
80-vjeçari nga Tetova ankohet në polici: Me prova të rreme në vitin 2017 më kanë shpallur të vdekur
IMG_3771
Mexhiti: Maqedonia e Veriut do të intensifikojë betejën për ajër të pastër
camcakezi
“Është lloj droge”, SMS-ja e mësuesve ngre ALARMIN për “çamçakëzin” që përgjum fëmijët

DIASPORA