Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk deshi t’i komentojë reagimet e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili pas deklaratave të Kasamit në Click Plus të TV21, tha se “Kasami mund ta shkarkojë kur të bëhet kryeministër”. Kasami tha se mbetet në qëndrimet që i tha në Click Plus dhe se në mbrëmje do të dalin me vendime pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të partisë.
“Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”, tha Kasami.









