Skandali financiar që dyshohet se “avulloi” mbi 100 milionë franga zvicerane, ku përfshihej firma “Numarics” e kosovarit Kristian Kabashi, tani është nën hetim nga Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA).
Transaksioni i bashkimit të “Numarics” me Radicant Bank, i cili synonte shërbime financiare për klientë privatë dhe bizneset e vogla, rezultoi me humbje prej 105,5 milionë frangash dhe informim të vonuar mbi gjendjen financiare.
BLKB po bashkëpunon me hetimin e FINMA-s për të shqyrtuar procedurat dhe sfondin e transaksionit.










