Trendy

Fitër Bajrami në Luzern, një festë që do të mbetet gjatë në kujtesë

Para 2 orë

Fitër Bajrami në Luzern, një festë që do të mbetet gjatë në kujtesë

Kremtimi i Fitër Bajramit në Luzern, organizuar nga Xhamia Drita këtë vit mori një shkëlqim të veçantë falë pjesëmarrjes së madhe dhe atmosferës së jashtëzakonshme. Prania e kaq shumë njerëzve e shndërroi këtë ditë në një festë të vërtetë të bashkimit, gëzimit dhe respektit të ndërsjellë.

Atmosfera ishte e ngrohtë, plot buzëqeshje, emocione dhe harmoni, një reflektim i bukur i shpirtit të kësaj feste të shenjtë. Çdo moment ishte i mbushur me energji pozitive dhe ndjenjë përkatësie.

Organizimi ishte në një nivel të lartë duke dëshmuar përkushtimin dhe punën e palodhur të të gjithë atyre që kontribuan për ta bërë këtë event kaq të suksesshëm dhe dinjitoz e ne veçanti falenderoj të rijtë e xhamisë që ishin promotoret kryesorë të këtij eventi, Kryesisë dhe ligjeraten impozante të Enes ef. Limani të cilit i falenderohem nga zemra per sherbimin gjatë muajit Ramazan, dhe kuptohet ajo që e bëri Atmosferen e bukur ishte edhe zëri i ëmbël i Menduh Allajbeg të cilit i jam falenderus qe dy herë radhazi po e perzgjedh Xhaminë Drita per sherbim gjatë muajit Ramazan.

Mirënjohje për secilin që ishte pjesë e kësaj dite të veçantë. Urojmë që kjo frymë e bukur të na shoqërojë gjithmonë!

Trending