Trendy
Screenshot

Fiton Oscar filmi ku luan aktorja shqiptare Luana Bajrami

Para 1 orë

Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, në të cilin luan aktorja shqiptare Luana Bajrami, ka fituar çmimin Best Live Action Short Film në ceremoninë e Academy Awards.

Në këtë kategori pati edhe një moment të pazakontë, pasi çmimi u nda mes dy filmave fitues.

Në film, Bajrami interpreton rolin kryesor në një histori të vendosur në një Paris “të pazakontë”, ku puthjet janë të ndaluara dhe konsiderohen shkelje e ligjit. Personazhet përballen me një realitet absurd dhe të ftohtë, ku ndjenjat dhe afërsia njerëzore kufizohen nga rregulla të rrepta.

Fitorja e këtij filmi e vendos edhe emrin e Bajramit në skenën më të madhe të kinematografisë botërore, duke shënuar një moment të veçantë për aktoren shqiptare në skenën e Oscars.

Trending