Në ndërrimin e motmoteve, deputetët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë rezervuar udhëtime jashtë vendit për të festuar vitin e ri, shkruan Alsat.
Deputetët që pyetëm, do të qëndrojnë në shtëpi në atmosferë familjare. Nga viti 2025, presin punë më dinamike dhe respektim të rregullores së Kuvendit për propozim ligje që do të vijnë.
“Në kushte shtëpiake, me familjen.
Për Krishtlindje?
Njësoj edhe për Krishtlindje, do të shkojmë në Kishë dhe pastaj do të mblidhemi për drekë familjare. Kemi shumë sfida para nesh, duhet ta mbrojmë shtetin, duhet të sjellim beneficione për qytetarët e Maqedonisë të cilët janë tatimpagues dhe na paguajnë të punojmë për jetë më të mirë dhe të ardhme më të mirë”, tha Ivanka Vasilevska – VMRO-DPMNE.
“Ne shpresojmë që viti 2025 të jetë një vit i mbarë dhe uroj të gjithëve një vit të mbarë. Në Kuvend jemi munduar të bëjmë maksimumin nga ne si deputetë. Ligji i branitellave nuk do të kalojë derisa ne do të jemi pjesë e kësaj qeverisje sepse pa përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së nuk mund të risillet edhe njëherë ai ligj”, u shpreh Imërlije Saliu – VLEN.
“Në shtëpi.
Keni rezervuar ndonjë udhëtim?
Jo jo, me fëmijët në shtëpi.
Vit ekspeditiv dhe do të sjellim ligje të cilat do të jenë në interes të qytetarëve”, theksoi Eli Panova – VMRO-DPMNE.
“Në shtëpi me siguri, afër familjes.
Shpresoj mos të jetë ajo e popullit që dita shihet në mëngjes. Nëse dita do të jetë si këto gjashtë muajt e parë, si mëngjesi i fillimit të kësaj qeverie, do të jetë situatë koxha e vështirë”, tha Fatmir Bytyqi – LSDM.
“Në atmosferë shtëpiake me familjen.
Si do ta vlerësonit punën e Kuvendit sivjet dhe çfarë mund të presim vitin e ardhshëm?
Unë jam e kënaqur nga ajo si punoi Kuvendi por shpresoj që vitin e ardhshëm do të dëgjohen më tepër ligjet e PLD-së, të miratohen, mes të cilave dhe ligji për shkurtimin e provizioneve bankare, me qëllim që të sigurohen më tepër mjete për qytetarët”, u shpreh Monika Zajkova – PLD.
“Në shtëpi, si zakonisht. Nuk jam ai që pretendoj të festoj vitin e ri diku tjetër. Do të jem në shtëpi dhe nuk kam nevojë ta festoj. Kuvendi nuk ka arritur të bëjë ndonjë ndryshim pozitiv në aspektin e menaxhimit. Jashtë asaj ka sjellur një grumbull ligje me procedurë të përshpejtuar. Kjo nuk është në rregull kjo për çështjen e vlerësimit demokratik pasi çdo propozim ligj që vjen, duhet t’i jepet hapësirë Kuvendit që ta mendojë, ta analizojë, të bëjë amandamente”, u shpreh Skender Rexhepi – Fronti Europian.
“Në shtëpi.
Keni rezervuar ndonjë udhëtim?
Jo jo, në shtëpi me familjen si zakonisht.
Një vlerësim të punës së Kuvendit në vitin që po lëmë pas dhe çfarë mund të presim vitin e ardhshëm.
Po gjithë qytetarët e dinë se kemi patur një dinamikë shumë të lartë të punës në Parlament dhe në Qeveri, përshkak ndryshimeve të shumta që janë bërë. Pres që vitin e ardhshëm të kemi një dinamikë edhe më të madh dhe një zhvillim më të theksuar ekonomik”, tha Bekim Sali – VLEN.
“Në ambient familjar
Nuk udhëtoni jashtë vendit? Ndonjë shëtitje?
Jo jo. Çfarë është puna e juaj, të gjithë deputetët në shtëpi?
Kemi nevojë për ngrohtësi familjare.
Unë dhe Fronti Europian jemi të fokusuar për ndryshimet kushtetuese dhe aderimin sa më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian. Ajo është perspektiva e RMV-së.
A prisni nga shumica që të ndërmarin hapa konkrete?
Mendoj se do të reflektojnë”, theksoi Ilir Demiri – Fronti Europian./ Alsat.mk