Trendy

Flet familjarja e 5 vjeçarit: Më thanë gishta s’ka, m’lëshoj trupi (Video)

Para 1 orë

Pamjet në të cilat e gjetën nipin e tyre 5 vjeç, e tmerruan familjen.

Djali 5 vjeçar nga Janjeva e Lipjanit, u shtrua në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, e dyshimet e para vijnë per shkak te neglizhences se familjes.

Gruaja e axhes së fëmiut ka qenë e para e cila ka parë gjendjen e fëmijës, ndonëse këmbët thotë se nuk ia kishte vërejtur në fillim, ngase djali qe i ulur në tokë dhe duke u mbajtur me duar.

Meqenëse dyshimet e saj veç po shtoheshin, ajo telefonoi motrën e burrit dhe kërkoi nga ajo që të merrte djalin 5 vjeç dhe ta dërgonte në emergjencë.

Aty, ajo thotë se u trondit kur i thanë që gishtat e këmbëve fëmija nuk i kishte. Ndonëse mjekët sipas saj, i thanë që kjo gjendje e shputave nuk qe e asaj dite por që moti.

Përveç shputave të lënduara, S. P thotë se nipi i saj kishte shenja edhe në kokë dhe vesh.

Djali 5 vjeç, i biri i prindërve V. P dhe A. K, sipas gruas së axhës, në periudhën kur qe te familja strehuese, nuk kishte pasur probleme me shëndetin.

Fëmija vazhdon të marr trajtim mjekësor, teksa prindërit e tij janë arrestuar.

Sipas Makfirete Shamollit, Drejtoreshë e QPS-së, rasti është referuar dhe është në trajtim nga organet e drejtësisë. Për të mos cenuar hetimet, Qendra për Punë Sociale nuk mund të ofrojë detaje shtesë në këtë fazë.

Ndërsa sipas QKUK-së, djali 5 vjeç është pranuar me plagë të rënda në shputa.

 

Sipas spitalit, janë realizuar konsultat nga kirurgu plastik e pediatri dhe djali është në monitorim të vazhdueshëm.

Sipas QKUK-së, fëmija është nën përcjellje të stafit mjekësor dhe kanë angazhuar edhe psikolog dhe punonjës tjerë social.

Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në videon e mëposhtme.

 

<img class="extendsBeyondTextColumn" src="data:;base64,” sizes=”auto, (max-width: 871px) 100vw, 871px” alt=”” width=”871″ height=”455″ data-reader-unique-id=”30″ />

Trending