Bota

Flet mësuesja shqiptare në Cyrih: Gjuha shqipe një ditë zyrtare në Zvicër (Video)

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 28, 2024, 06:03

Gjuha shqipe është renditur e dyta në Zvicër që flitet më shumë pas anglishtes, një lajm i mirë për shqiptarët të cilët punojnë dhe jetojnë në atë vend.
Mësuesja Arbërie Vranovci e cila punon në shkollën shqipe në Zvicër tha se “shqiptarët mbizotërojnë Zvicrën” dhe se vetë zviceranët respektojnë gjuhën dhe prejardhjen e komuniteteve të tjera.

Sipas statistikave 3.4 % e qytetarëve në Zvicër flasin shqip, shifër për të cilën mësuesja Vranovci u shpreh krenare, ndërsa shtoi se lumturohet kur fëmijë zviceranë dinë shqip dhe komunikon me ta në gjuhën e saj amtare.

Vendet ku flitet më shumë shqip janë Zyrihu dhe Gjeneva, tha Vranovci në “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, teksa shtoi se shqiptarët janë integruar në të gjitha fushat dhe institucionet në Zvicër.

“Ne jemi shumë krenar që gjuha shqipe është renditur e dyta pas gjuhës anglezë. Gjuha shqipe zë një vend shumë të rëndësishme në çdo vend të Zvicrës dhe jemi shumë krenar dhe duhet të bëjmë edhe më shumë që në ditë të renditet e para. Në Zvicër fliten 4 gjuhë zyrtare dhe ky është një lajm i mirë për shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë. Zyrihu dhe Gjeneva janë vendet ku flitet më shumë shqip. Këtu në Zvicër nëse nuk di shqip është një problem i madh pasi kudo kemi shqiptarë që punojnë dhe shqiptarët mbizotërojnë shtetin zviceran, pasi është shtet demokratik dhe kemi fatin që jetojmë këtu.

Unë jam mësim në shkollën shqipe dhe rëndësia e shkollave ka një veçanti të jashtëzakonshme ku mundohemi që fëmijët që kanë lindur dhe rritur këtu në Zvicër të mësojnë dhe flasin gjuhën shqipe. Janë 300 mijë rezident shqiptarë ne Zvicër dhe mund të arrijmë në 500 mijë nëse përfshijnë edhe personat pa dokumentacion. Në kombëtaren zvicerane kanë luajtur 6 shqiptarë, kemi deputetin shqiptar në parlament dhe kryesisht shqiptarët janë të fokusuar në të gjithë sektorët. Edhe Zvicra është shumë e integruar me shqiptarët ku gjeneratat e dyta dhe të treta janë të integruar shumë mirë,” tha Vranovci.

Për Vranovcin, Zvicra është një shtet me demokraci shembullore dhe zviceranët një popull solidarë duke krijuar një bashkëjetesë të mirë mes komuniteteve të ndryshme në “këtë shtet të vogël me shumë ngjyra”.

“Përbëjmë një familje shqiptarë-zviceran të mirë dhe kemi fatin që zviceranët janë një popull solidarë ku banojnë dhe jetojnë komunitete të ndryshme, ku kryesisht shqiptarët ,mbizotërojnë në këtë shtet të vogël me shumë ngjyra. Marrëdhëniet me zviceranët e kemi shumë të mirë pasi shqiptarët janë të integruar në arsim, mjekësi, futboll dhe kemi edhe zviceranë që flasin gjuhë shqipe me disa fjalë.

Zvicra është një vend me demokraci shembullore ku respekton gjuhën, prejardhjen dhe rrënjët e banorëve të huaj që kanë zgjedhur të banojnë ë tokën zvicerane. Unë kam fatin që jetoj dhe veprojë këtu në Zvicër dhe me shumicën e fëmijëve të huaj që punoj shumica i dinë fjalët bazë të gjuhës shqipe dhe jam e lumtur që fëmijët e zviceranëve mbarin vlerat e gjuhës shqipe dhe kanë një respekt kur më thonë që fëmija im flet shqip,” tha Vranovci.

Në fund mësuesja Arbërie Vranovci tha se shqiptarët në Zvicër e kanë “obligim moral e shpirtëror të ruajmë vlerat e kombit dhe gjuhës tonë shqipe”.

Në bazë të një studimi të kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze. Për shumë vite, portugalishtja ka qenë gjuha e huaj e dytë më e folur në Zvicër pas anglishtes. Tani kjo ka ndryshuar. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 kishte rreth 292 mijë folës të shqipes në Zvicër ose 3.4% e qytetarëve.

/rtsh.al/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve
IMG_4083
Mickoski: Të gjithë deputetët të votojnë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor