Trendy

FMN-ja për Bankën popullore: Modernizim i politikës monetare dhe ruajtje e stabilitetit të sistemit financiar

Para 1 orë

Fondi monetar ndërkombëtar (FMN), në kuadër të kumtesës së fundit pas misionit ë kryer në bazë të nenit IV, i vlerëson poziotivisht stzabilitetin dhe rezistencën e sektorit bankar, si dhe përparimin në politikën monetare dhe kornizën institucionale të Bankës popullore.

“Në deklarataë ceket rezistenca e ekonomisë vendore, e cila reflektohet në ruajtjen e rritjes solide dhe në ngadalësimin e inflacionit. Në të njëjtën kohë, theksohet se konflikti i zgjatur në Lindjen e Mesme dhe çmimet më të larta të energjisë janë një rrezik serioz, dhe pasojat mund të ndihen në segmente të shumta. Prandaj, theksohet nevoja për një politikë monetare të kujdesshme të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Bankës popullore.

FMN e cekë modernizimin e kornizës operative për zbatim të politikës monetare si arritje të rëndësishme, me të cilën përfoprcohet efikasiteti noperativ dhe fleksibiliteti i Bankës popullore.

“Ceket se sistemi financiar edhe më tej mbetet stabil, me banka të kapitalizuara mirë, banka likuide dhe fitimprurëse që kanë një nivel të ulët të kredive jonfunksionale, ndërkaq stres-testet e kryera tregojnë se rreziqet sistematike mbeten të kufizuara dhe janë nën kontroll. Në të njëjtën kohë, masat e marra në fushën e politikës makroprudente vlerësohen si adekuate”, theksojnë nga Banka popullore.

FMN-ja, siç shtohet në kumtesë, shpreh kënaqësi edhe nga përkushtimi i harmonizimit të rregullativës vendore me standardet evropiane, që do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të mbikëqyrjes, zgjidhjen e problemeve të bankave dhe stabilitetin e përgjithshëm financiar.

“Banka popullore edhe në të ardhmen do të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj mirëmbajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, si dhe ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të politikave dhe mjeteve të saj, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”, shtojnë nga Banka popullore.

Trending