Lajm i rëndë ka tronditur Tetovën mesditën e djeshme, ku një foshnjë ka humbur jetën në rrethana ende të papartësuara plotësisht.
Më 15.02.2026, rreth orës 11:00, në SPB Tetovë është denoncuar se në Qendrën Urgjente është sjellë një foshnjë pesëjavëshe pa shenja jete.
Bëhet fjalë për foshnjën e prindit me iniciale I.A. (37) nga Tetova.
Ekipet policore dhe mjeku i mjekësisë ligjore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku sipas informacioneve të para, nuk janë gjetur gjurmë dhune në trupin e foshnjës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dorëzuar për obduksion për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.










