Xhamia e parë në fshatin Banjicë të Velesit, ndër vendet më kontroverse në Maqedoninë e Veriut, ka marrë formë, transmeton TV21.
Nga fotografitë e publikuara nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, shihet se punimet janë nga fundi dhe nga atje shprehin besimin se edhe lëshimi në shfrytëzim për besimtarët myslimanë, do të ndodh javëve në vijim.