Një fotografi e publikuar nga Bujar Osmani, ku ai shfaqet me një zonjë të moshuar, ka shkaktuar polemika të reja në Çair. Sherif Rramani, nënkryetar i Alternativës në Likovë, thotë se personi në foto është nëna e tij, e cila është manipuluar duke menduar se Osmani është kandidat i VLEN-it.
“Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir ne Çair, ajo është nga Likova dhe as qe e njeh Bujarin e as qe voton në Çair. Më vjen keq që është manipuluar pa dijeni nga disa njerëz që i kanë thënë se Bujari është i VLEN-it dhe ajo gjitha fjalët që i ka thënë, i ka thënë duke menduar vërtetë se Bujari është nga VLEN”, reagoi Rramani.
Osmani publikoi një video si kundërpërgjigje:
“Videoja tregon qëllimin e saj të sinqertë për të bërë një foto, gjë që në atë moment për mua sigurisht ishte kënaqësi”, shkroi ai.
Rramani nguli këmbë:
“Shihet qartë se ajo mendon se ti je VLEN dhe ‘shoku im’”.










