Lajme

“Fronti Europian” hap shtabin zgjedhor në Likovë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 5, 2024, 08:04

Në Likovë mbrëmë u hap Shtabi zgjedhor i Frontit Europian. I pranishëm ishte edhe kandidati për president Bujar Osmani, bartës i listës së kandidatëve për deputet në zonën e II-të zgjedhore, Sadulla Duraku, kandidatët për deputetë Skender Rexhepi Zejd, Elmi Aziri, Bastri Bajrami, ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri, si dhe deputeti Arbër Ademi.

“Nga Likova ka nisur dhe është zhvilluar përpjekja më e madhe për liri dhe barazi. Misioni i presidentit të parë shqiptar është pjesë e mozaikut të madh të lirisë, barazisë dhe fuqizimit të popujve këtu në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë zgjedhje të rëndomta. Unë e di që ne politikanët e kemi zakon të themi se këto zgjedhje janë historike, por sinqerisht e them si vëllai juaj se këto zgjedhje nuk janë të rëndomta. Nga informacionet që i kam si ministër i jashtëm, nga kontaktet dhe qasjen që kam në diplomaci janë se në këto zgjedhje do të përcaktohet fati i të ardhmes së vendit tonë, të së ardhmes të secilit prej jush, secilit qytetarë të vendit tonë”, tha Osmani.

Ai heksoi se vendi ndodhet në një udhëkryq historik, në udhëkryq që ndodhen dy rrugë, ose do të përcaktojmë rrugën e të ardhmes së ndritshme europiane, ose do të zgjedhim rrugën e izolimit.

“Këto zgjedhje është bardh e zi. Prej secilit prej neve varet se çfarë drejtimi do të merr vendi jonë. Është bërë aq shumë këto vite, është transformuar shumë roli I shqiptarëve. Ju e dini si ka qenë fati jonë. Unë e kam kaluar vet me familje atë fat! Ju e keni kaluar vet! Kemi qenë popull i nënshtruar, i përjashtuar, margjinalizuar, jashtë institucioneve, jashtë universiteteve, dinjiteti i të cilëve ishte shkelur. Shqiptari atë e ka më të vështire ti shkelet dinjiteti prej çdo kujt. Dhe ne arritëm, bashkë të gjithë, ta institucionalizojmë dinjitetin e kombit tonë. Dhe nga popull i përjashtuar të bëhemi popull që ka kryeministër. Ky mision nuk është i përmbyllur pa e bërë edhe presidentin e parë shqiptar, për shkak se është simboli i barazisë, simboli i misionit të madh – se ne nuk jemi qiraxhinj në këtë shtet, po Zot”, u shpreh Osmani.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike