Maqedoni

Fronti Evropian po përgatit emrat për zgjedhjet lokale, Osmani në Çair, Sela në Strugë! Ja kush përmendet në Tetovë!

April 4, 2025, 11:04

Ndonëse qeveria në disa raste ka refuzuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet e ardhshme lokale, BDI-ja opozitare e Ali Ahmetit ende pret që këtë vit të ketë zgjedhje të dyfishta, gjegjësisht që në vjeshtë të zgjidhet një pushtet i ri lokal dhe një përbërje e re parlamentare.

– Është herët. Nuk kemi filluar. Presim një vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, pastaj do të flasim për zgjidhje kadrore – thotë nënkryetari i partisë Bujar Osmani, në pyetjen e “Fokus”, në çfarë faze është procedura e brendshme partiake për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash, a po bëhen anketa…?

Jozyrtarisht, Osmani përmendet si kandidati më serioz i BDI-së për kryetar të komunës Çair, e cila aktualisht është nën kontrollin e VLEN-it. Më konkretisht, kryetari aktual Visar Ganiu është zgjedhur kandidat i BDI-së në zgjedhjet e kaluara, por në ndërkohë është bërë pjesë e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës shqiptar.

Sa i përket komunave të tjera më të mëdha me popullatë dominuese shqiptare, sipas burimeve partiake, Gostivari tashmë ka favorit nga radhët e Frontit Evropian. Fjala është për personin e parë të degës, Valdet Xhaferi, i cili një kohë të shkurtër ishte ministër i Drejtësisë. Ai do të përballet me Valbon Limanin e VLEN-it, i cili u bë kryetar në detyrë, pasi Arben Taravari u zgjodh ministër i Shëndetësisë.
Ndryshe, një situatë e ngjashme ishte edhe në komunën e Sarajit të Shkupit, kryetari i mëparshëm i së cilës, Blerim Bexheti, vendosi të mbetet deputet i BDI-së në Kuvend dhe për ushtrues detyre u zgjodh kryetar i komunës Iljas Veseli. Burime të brendshme thonë se Veseli do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, përveç nëse anketat tregojnë se BDI vetëm me Bexhetin ka një fitore të sigurt.
Nga ana tjetër, ka më shumë kandidatë potencialë për kryetar të Komunës së Tetovës. Sipas informacioneve tona, njëri prej tyre është edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Faton Ahmeti, i cili pritet të marrë një rol gjithnjë e më të madh në parti, sidomos pas largimit të Artan Grubit. Përveç tij, në garë për kryetar të komunës së Tetovës është edhe Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së.

Gjithashtu, si kandidat i tretë i mundshëm për kryetar të Komunës së Tetovës, përmendet deputeti Ilir Demiri, i cili para zgjedhjeve ishte ministër i Shëndetësisë. Ai vjennga krahu i Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët, që është pjesë e Frontit Evropian. Mirëpo, burime partiake thonë se ai është i pranueshëm për të gjithë në Front, ndonëse shanse më të mëdha u jepen kuadrove të integristëve.
Në Strugë, ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u përmend si një nga kandidatët e mundshëm të ASH-së, por burime të mirëinformuara thonë se partnerët në Front këmbëngulin që të kandidojë Ziadin Sela.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore