Maqedoni

Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

October 6, 2024, 04:10

Të paktë janë bujqit të cilët merren me prodhimin e kulturave bujqësore në vendin tonë dhe po ashtu edhe në fshatin Bojanë këtë vit kemi më pak prodhim se vitin e kaluar. E gjithë kjo ka ndikuar si shkak i çmimeve të larta të produkteve bujqësore që produkti final të del siç duhet po ashtu ka ndikuar edhe mungesa e punëtoreve dhe breshëri i cili ka dëmtuar shumë kultura bujqësore në vendin tonë. Rrushi i Bojanës këtë vit shkon 100 denarë për kilogram.

Banorët e fshatit Bojanë të Shkupit thonë se janë të pakët ata që merren me bujqësi në këtë fashat, ndërsa vreshtat i punojnë moshat mesatarisht mbi 50 vjeç, pasi siç thonë banorët shumica e të rinjve janë larguar jashtë shtetit.

“Më herët ishte më ndryshe, punë fshati kishte mjaftë por kishte edhe rregulla, tani punë nuk ka, kanë ikur të gjithë njerëzit në kurbet dhe kemi ngelur vetëm në të moshuarit. Ne çfarë të bëjmë, as të mbjellim as të korrim e as të punojmë, fushat kanë mbetur pa njerëz. As në mal ke njerëz e as në fushë, në atë kohë kishte edhe në mal edhe në fushë që punonin punë fushe e tani më nuk ka, kemi mbetur vetëm të moshuarit dhe s’mund të bëjmë asgjë”, tha një banor i Bojanës.

Ka shumë që punojnë apo pak? Po, pak janë. Perse nuk punohet? Janë larguar jashtë. Çmim nuk kishte më herët, na bëjnë dëm edhe derrat e egër, tani janë paraqitur edhe çakajtë, vjedullat bëjnë dëm. “Ikin të rinjtë dalin jashtë, papunësi e madhe, ja tash me transportin nuk ka.” Dikush ka mbjellë edhe të reja dhe nëse është ky çmim bisedojnë se do t’i kthehen përsëri rrushit. Më herët kemi punuar vreshta, shalqinj, misër, apo shkurt të themi, tryezën tonë e kemi siguruar vetë, tha një banor tjetër.

Blerësit e rrushit të Bojanës thonë se edhe pse çmimi këtë vit është i lartë, përsëri blejnë pasi në këtë mënyrë ndihmojnë ata pak kultivues të rrushit që kanë ngelur në këtë fshat.

“Rrushi i Bojanës thonë se është rrushi më i mirë. Po është e vërtetë, ashtu thuan edhe më të moshuarit. Po ja ta provojmë sot. Ju jeni udhëtar rasti dhe ndalove të blesh rrush? Po, rastësisht. Isha në Shkup dhe ndalova rastësisht. Çmimet si u duken? Cmimet janë pakës të larta për standardin tonë. çmimet janë të larta“, u shpreh një qytetar.

Për promovimin e bujqësisë dhe rrushit të Bojanës, në këtë fshat, për të tetin vit me radhë organizohet festivali i rrushit. Ky organizim bëhet nga vetë banoret e fshatit Bojanë./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje
IMG_9832
Vdiq ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha
IMG_9827
Bashar al-Assad është helmuar?
IMG_9821
Prej nesër mot me shi dhe borë në Maqedoni
IMG_9819
Humbi jetën mërgimtarja 24 vjeçare, kishte ardhur për pushime në vendlindje
IMG_9808
Presidentja Gordana Sijanoska-Davkova fali shtatë të burgosur, ja kush janë