Maqedoni

Fshati Tenovë pothuajse i boshatisur, banorët: Politikat e këqija shkak i shpërnguljes

Autori

Autori

Portali Tetova

February 11, 2024, 06:02

Fshati Tenovë i komunës së Bërvenicës pothuajse është boshatisur tërësisht. Shumë shtëpi janë me dyer të mbyllura. Aty kanë mbetur vetëm më të moshuarit. Banorët ankohen se politikat e këqija, mungesa e investimeve kanë bërë që të rinjtë të marrin rrugën e mërgimit. Vetëm për 3 muaj, rreth 30 nxënës kanë marrë fletëshpërngulje.

“Rrugë pothuajse të zbrazëta. Lere që nuk shihen fëmijë në rrugë por nuk ka as të rritur. Këtu në sheshin e fshatit edhe kafeneja rezulton bosh. Ky është fshati Tenovë i cili nga migrimet në mërgim, ka mbetur i këtillë pothuajse i zbrazur”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Banorët e Tenovës së Brvenicës, ankohen se në këtë gjendje janë si pasojë e politikave të këqija të shtetit, pasi asnjëherë nuk u investua për hapjen e vende të reja të punës dhe investimeve në bujqësi. Një i moshuar që e takuan tha se nipat dhe mbesat po rriten larg syve të tij, pasi fëmijët i kanë migruar jashtë.

“ne kemi rreth 400 shtëpi, të mos e teproj por rreth 350 janë jashtë. Të rinj s`ka, gjithë janë jashtë. Kjo ndodh sepse nuk kemi shtet nuk kemi ekonomi. S’ka punë, bujqësinë e shkatërruan, edhe më shumë ikin nga sistemi s`ka shtet të së drejtës. Djalin e kam në Itali që prej vitesh, atje rriten nipat mbesat. Djali nëse kthehet kur të pensionohet mirë nëse jo do mbetet atje”, u shpreh një banorë i Tenovës.

“ Gjithnjë e më pak njerëz ka fshati, çdo ditë migrojnë, e deri kur kjo nuk e di. Krejt si mungesë e punësimeve është, shteti dobët merret me këtë gjë kjo është. I gjithë problemi është tek kushtet, punësimi, shteti duhet të kujdeset të sigurojmë bukën. Po të kishim një dy të punësuar në familje nuk do shkonim. Kohën e fundit nuk ka këtu as punë fushe, s`ka kush e punon tokën bujqësia më s’paguhet. Do mbeten vetëm pleqtë. Djali im iku nusja iku mbesim vetëm pleqtë. Tash do ike edhe e reja, fëmijët dhe kështu është në gjitha shtëpitë”, tha një tjetër banor i Tenovës.

Trendi i migrimit, ka zbrazur shkollat. Vetëm tre muaj, rreth 30 nxënës kanë kërkuar fletëshpërnguljet.

“Sa iu përket migrimeve të nxënësve numri është i madh. Shembull në shtator patëm 314 nxënës, sot kemi 289, mbi 20 nxënës për vetëm disa muaj kemi të shpërngulur. Numri është zvogëluar shumë, sidomos në shkollën e Gurgunicës fshat malor”, deklaroi Afrim Emurllai. Drejtor i shkollës fillore “Goce Dellçev” Tenovë.

Teksa po largoheshim nga fshati Tenovë, hasëm në shumë dyer të mbyllura dhe grila të mbyllura të dritareve. Ndërsa fushat e këtij rajoni, të cilat dikur ishin të njohura për prodhimet bujqësore, tani janë shndërruar në shkretëtirë. Nuk ka kush t’i punojë. Fshati Tenovë njihet edhe si fshati i bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Në këtë fshat kisha dhe xhamia janë pothuajse në një oborr. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA