Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë arsyet se përse vendosi të fshijë foton ku shfaqej si Jezus Krishti.
Në imazh, Trump shfaqej duke rrezatuar dritë nga duart, ndërsa “shëronte” një pacient të shtrirë në spital, me një figurë demonike në sfond. Postimi u fshi më vonë nga vetë presidenti, por vetëm pasi kishte nxitur reagime të ashpra.
Kritikat më të forta erdhën nga mbështetës të tij konservatorë dhe të krishterë, të cilët e cilësuan postimin si “të neveritshëm” dhe të papranueshëm. Shumë prej tyre, të cilët më herët e kishin mbështetur Trump edhe në raste të tjera kontroverse, shprehën zemërim të hapur ndaj këtij publikimi.
Trump reagoi shkurt për këtë çështje, duke thënë se imazhi kishte për qëllim ta paraqiste atë si një “doktor që shëron njerëzit”, dhe jo si figurë fetare.










