Trendy

FSK pranon dronët “Puma” nga SHBA

Para 7 muaj

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se FSK ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara përmes programit “Foreign Military Sale”.

Ai tha se ky sistem, për të cilin pagesa është bërë në vitin 2021, rrit aftësitë ajrore të FSK-së dhe thellon bashkëpunimin në mbrojtje mes Kosovës dhe ShBA-së.

Njoftimi i plotë:

Gjatë javës së kaluar pranuam fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021.

Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot.

Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona.

Trending