Maqedoni

Fundjava e zgjatur zbrazi Shkupin, lëvizje më e theksuar në Çarshinë e Vjetër

Autori

Autori

Portali Tetova

September 9, 2024, 01:09

Fundjava e zgjatur zbrazi Shkupin. Gjatë ditës mungonte “gjallëria” në kryeqytet. Shumë qytetar bashkuan ditët dhe ia mësynë kryesisht Greqisë. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e MPB-së për hyrje-daljet në pikat kufitare. Ndërkohë lëvizje më të theksuar kishte në pjesën e Çarshisë së Vjetër.

“Kështu duket kryeqyteti sot. Vendet me të frekuentuara janë të boshatisura. Kjo pasi, qytetarët për shkak të fundjavës së zgjatur kanë ikur për pushime në vendet fqinjë”, raporton Linda Ebibi, gazetare.

Fundjavën e zgjatur dhe temperaturat e larta shumë qytetarë i shfrytëzuan për të bërë një pushim të shkurtër jashtë vendit. Këtë e dëshmon edhe fluksi i shtuar i makinave në pikën kufitare Bogorodicë, por dhe në Tabanoc.

“Më datë 08.09.2024 në periudhën kohore prej 00:00 deri në orën 24:00 në vendkalimin kufitar Bogorodicë në hyrje janë regjistruar 4.107 udhëtarë ndërsa në dalje 5.378 udhëtarë. Ndërsa më datë 09.09.2024 nga ora 00:00 deri në orën 09:00 në hyrje janë regjistruar 912 udhëtarë, ndërsa në dalje 2.302. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, më datë 08.09.2024 kanë hyrë 8.103 ndërsa kanë dalë 6.229 udhëtarë. Më datë 09.09.2024 deri në orën 09:00 të mëngjesit në hyrje janë regjistruar 1.729 udhëtarë ndërsa në dalje 292”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ndërkohë për ata që mbetën në kryeqytet, dita e sotme ishte e zakonshme. Frekuentim më të madh kishte në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sidomos në pjesën e Bit Pazarit.

“I vetmi vend që ka më shumë njerëz sikurse ditëve të punës është vendi në Bit Pazar. Këtu shumë dyqane janë të hapura dhe punojnë normalisht”, raporton Linda Ebibi, gazetare. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror

Më shumë nga kategoria

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1714
Së shpejti do të kalojmë në kohën e dimrit, ja kur ndryshohet ora!
IMG_1697
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian!
IMG_1681
Kuzeska: Statusit i ushtarëve të UÇK-së të zgjidhet me një ligj tjetër
IMG_1678
Sërish të shtëna me armë në Shkup, në vendin e ngjarjes shihen katër gëzhoja plumbash!
IMG_1677
Digjen katër vetura në Shkup

DIASPORA