Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar rinumërim të votave në komunën e Prishtinës.
Ai ka thënë se ka pasur manipunim masiv të votave në diasporë, ndërsa thekson se kjo ka ndodhur brenda partive.
“Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë”.
“Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme”, ka shkruar Gashi i LDK-së.
Dyshohet se manipulime me vota ka pasur në të gjitha subjeketet politike në të gjitha komunat jo vetëm në LDK,por edhe në VV,PDK,AAK,ku manipulime ka pasur edhe në mes kandidatëve për deputet brenda partive.
Hajna!
Votat duhet te rinumrohen në të gjitha Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) në gjithë Kosovën.
Komisioneret qe kane manipuluar duhet të burgosen. Pikë!