Trendy

Gashi pret në takim ministrin Dukaj, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

Para 5 muaj

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka pritur në takim Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin ka zhvilluar një bisedë produktive rreth sfidave dhe perspektivave të përbashkëta në procesin e integrimit europian.

Gashi njoftoi përmes një postimi në Facebook se gjatë takimit është diskutuar për progresin e deritanishëm në këtë drejtim, si dhe për domosdoshmërinë e thellimit të reformave, veçanërisht në fushën e administratës publike.

Të dy ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërparlamentar mes dy vendeve, duke theksuar se përmes dialogut të hapur mund të kontribuohet në përshpejtimin e integrimit të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian.

Trending