Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se VLEN në qeveri për një vit kanë dëshmuar ndryshimin me punë dhe projekte të prekshme.
“Tani nuk dëshiroj të bëhem avokat por janë punë që shihen. VLEN dhe Qeveria kanë bërë shumë punë që janë të prekshme. Tani është e kuptueshme që pritshmëritë e qytetarëve kanë qenë të larta por nuk është e thënë që për një vit të ndryshojë gjithçka pas pushtetit 20 vjeçar të BDI-së”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Ai shtoi punët konkrete që janë bërë përgjatë këtij një vjeçari të qeverisjes së re.
“Rritja e pagave në shëndetësi, polici, arsim, rritja e pensioneve, one stop shop në pika kufitare, korridori 8, rrugë të reja. Pra, mendoj që në çdo fushë ka pasur avancime dhe përparime”, përfundoi Gashi.





