Trendy

Gashi: VLEN është pjesë e imja, gjithmonë kam qenë idhtarë i bashkimit të shqiptarëve

Para 7 muaj

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se e ndjen VLEN-in si pjesë të tij dhe se gjithmonë ka qenë idhtarë i bashkimit të shqiptarëve.

“Unë e konsideroj VLEN-in si pjesë timen prandaj edhe kam dhënë kontribut në themelimin e këtij koalicioni për të cilin po punojmë ta shkrijmë në një subjekt politik. Pra, unë jam pro homogjenizimit dhe jo atomizimit”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Ai shtoi se shqiptarëve i duhen dy subjekte që do të garojnë për punë të mira.

“Neve na duhen dy subjekte garuese në kampin shqiptarë edhe me dallime ideologjike të djathtë dhe të majtë, që do të garojmë për punë të mira”, përfundoi Gashi.

Trending