Gastronomët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës kërkojnë që edhe ata të marrin një pjesë të parave nga kredia hungareze. Nga Shoqata e Gastronomëve thonë se gjithçka do të varet nga kushtet që do të vendosë shteti për të aplikuar, por presin që të mos lihen në harresë.
“Të gjitha hotelet që janë të aftë për kredi janë tashmë nëpër borxhe ndaj bankave dhe kanë disa kredi që i përdorin. Dhe kjo kredi që do të vijë në ndihmë të ekonomisë, do të jetë kredi që duhet të kthehet. Do të ketë grejs periudhë me kushte pak më të mira. Sektori punon, krijon, patëm sezon të mirë vitin e kaluar, edhe këtë vit sezoni ishte edhe më i mirë”, tha Kërste Bllazheski – kryetar i HOTAM.
Këto para do t’i përdornin për projekte infrastrukturore, rinovimin e objekteve, apo ndërtimin e objekteve të reja. Me këtë thonë shteti do ta ndihmojë drejtpërdrejt turizmin, i cili ende po e merr veten nga kriza e Covid-it dhe lufta në Ukrainë.
“Çdo gastronom që ka plan për të investuar dhe ka vlerë të shtuar plus në objektin e tij, apo në punën e tij, do të ketë përfitim, shpresoj se do të kemi përfitim me këtë, duke subvencionuar kompanitë dhe duke mundur të mbajmë punonjësit që i kemi edhe të kemi standard më të lartë”, u shpreh Musa Rashid-pronari i hotelit.
Mungesa e fuqisë punëtore mbetet problem serioz për shkak të largimit të punëtorëve të kualifikuar çdo verë, kryesisht në Kroaci, prandaj ata do t’i drejtonin ato para në paga më të larta për t’i mbajtur në shtëpi./Alsat.mk