Amerika nuk i ka dhënë dritën jeshile Serbisë për furnizim me naftë përmes kompanisë së sanksionuar të Serbisë NIS (Industria e Naftës së Serbisë). Kjo do të thotë se rafineria në Pançevë duhet të mbyllet, shkruan agjencia ruse Tass.
Aleksandar Vuçiq thotë se ata kanë pritur të marrin ndonjë sinjal të mirë nga Amerika, por sinjale të mira nuk ka deri tani. Vuçiqi thotë se ata tani kanë dhënë pëlqimin për mbylljen e rafinerisë NIS, e cila në një pjesë të madhe është në pronësi ruse.
Në janar 2025, Ministria Amerikane e Financave e ka futur nën sanksione kompaninë Gazprom Neft, dhe drejtorin e kompanisë NIS Aleksandar Gjakov. Vendimi është shtyrë disa herë, por tani është futur në fuqi.
Agjencia Tass shkruan nga Beogradi se deri tani nuk ka marrëveshje mes Serbisë dhe Rusisë për pronësinë në NIS, ndaj Serbia po shqyrton rrugë alternative.
Ndërsa portali rus Nafta dhe kapitali shkruan se rafineria më e madhe serbe e naftës NIS tani më ka ndërprerë pothuajse në tërësi punën.
Rafineria është furnizuar me rreth 95% të derivateve përmes kanaleve që kalojnë nëpër Kroaci, përmes Gazpërçuesit Adriatik, por me futjen e sanksioneve amerikane, është ndërprerë edhe ky gazpërçues.
Serbia tani duhet të gjejë rrugë alternative, ndërsa mediat ruse e quajnë këtë si sanksionim të Rusisë. Serbia duhet të zgjidhë edhe problemin e pronësisë në NIS.










