Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për zhvillimet e fundit organizative në nëndegën Reçicë e Vogël 2, ku është zgjedhur kryetari i ri i kësaj strukture, përcjell tetova1
Sipas tij, në krye të nëndegës është zgjedhur Gëzim Baftijari, i diplomuar në Administratë Publike dhe i punësuar në SHA Elektranat e RMV-së. Në reagim theksohet rëndësia e angazhimit të të rinjve dhe energjisë së re në funksion të forcimit të subjektit politik.
Postimi i plotë i Rexhepit:
“Sonte në Kuvendin e nëndegës Reçicë e Vogël 2, me zemër të madhe! ♥️
Për kryetar të kësaj nëndege u zgjodh Gëzim Baftijari, i diplomuar në Administratë Publike dhe i punësuar në SHA Elektranat e RMV-së.
Gëzimi është një nga djemtë më të mirë që kemi, i rritur në frymën e aktivizmit dhe vlerave të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me forca të reja, me të rinj që marrin përgjegjësi dhe me energji për punë serioze, po e ndërtojmë bashkë #BDI-në e së ardhmes!”/tetova1.mk/











