Trendy

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në banesën e tij në Tetovë

Para 2 muaj

Dje me me 03 janar 2025, në orën 12:55, në SPB Tetovë është raportuar se në banesën e tij, ku jetonte i vetëm, është gjetur pa shenja jete J.A. (60) nga Tetova.

Pas mbërritjes së ekipit të Ndihmës së Shpejtë, mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Rasti është cilësuar si vdekje natyrore, por procedurat ligjore janë ndjekur për të garantuar transparencë dhe dokumentim të plotë.

Trending