Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vdekur.
Kështu shkruan Reporteri nga burime të saja.
Gazeta Sinjali i ka shkruar Policisë për rastin, po ende nuk ka marrë përgjigje.
Shemi ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, një artist që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës sonë kombëtare. Ai do të mbahet mend përgjithmonë si njeriu që i dha shpirt dhe identitet njërës prej këngëve më emblematike shqiptare, “Xhamadani vija vija”, e cila u kthye në simbol kombëtar dhe u këndua ndër breza, në festa, koncerte dhe momente historike për shqiptarët kudo që ndodhen.





