Trendy

Gjendet një granatë e vjetër gjatë punimeve ndërtimore në një shtëpi në Tearcë

Para 2 muaj

Më datë 24.02.2026, në ora 15:35, në Stacionin Policor të Tearcës është raportuar gjetja e një mjeti shpërthyes. Një punonjës i një firme private ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së gërmimeve me bager në pronën e personit A.N. nga fshati Tearcë, i cili ndodhet për punë të përkohshme në Danimarkë, ka hasur në një granatë të ndryshkur.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e së cilës do të bëjnë tërheqjen e sigurt të mjetit shpërthyes nga vendi i ngjarjes.

Trending